Deschamps: Nuk kam dyshime

Futboll

Deschamps: Nuk kam dyshime

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:12
Didier Deschamps

Vetëm pak muaj na ndajnë nga fillimi i Euro 2024.

Një kompeticion që është veçanërisht i rëndësishëm për Francën dhe trajnerin e saj Didier Deschamps, që zhgënjeu jo pak në edicionin e kaluar.

Trajneri i bluve foli për këtë në një intervistë për Figaro, duke iu referuar edhe gjendjes së tij aktuale shëndetësore.

“Po shërohem dhe tani jam shumë më mirë. ‘Sëmundjen’ e marr me durim dhe pres me padurim hapjen e kampionatit të ardhshëm europian, do të hedhim veten në betejë me shumë ambicie”, tha Didier Deschamps, i cili muajt e fundit ishte detyruar të bënte një operacion për një problem me shpinën.

Tani ai po pushon në një nga shtëpitë e tij në Côte d’Azur dhe mezi pret të kthehet në stol: “Euro 2024? Niveli shumë i lartë është i pamëshirshëm.

“Ne do të përballemi me kombëtare shumë të forta, por me gjithë energjinë tonë do të arrijmë të shkojmë sa më larg. Nuk kam dyshim, do të ndajmë ende emocione shumë të bukura së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat