Greenwood i sulet arbitrit pasi nuk akordoi faull

Futboll

Greenwood i sulet arbitrit pasi nuk akordoi faull

Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:48
Mason Greenwood

Mason Greenwood u ndeshkua sot me te kuq pasi reagoi me furi ne syte e arbitrit gjatë përplasjes së Getafe në La Liga me Rayo Vallecano.

Skuadra e Greenwood ishte tashmë 2-0 në humbje pas pushimit dhe me nje futbollist me pak pasi kishte dale me perpara nje lojtar tjeter mne te kuq.

Por, sikur kjo te mos mjaftonte, do te vinte dhe ndeshkimi i Greenwood. 

Sulmuesi e ka kaluar sezonin si huazim nga Manchester United pasi u bashkua në ditën e fundit të transferimit nga gjigantët e Premier League.

Gjatë ndeshjes, me vendasit në nevojë të madhe për një gol për t’u rikthyer ne ndeshje, Greenwood e mori topin rreth gjysmës së rrugës përpara se të driblonte tre lojtarë të Rayo Vallecano.

Greenwood më pas depërton drejt portës së vizitorëve, por ndalet nga dy mbrojtës. Lojtari ndalon dhe reagon por arbitri nuk akordon faull dhe anglezi i kthehet furishëm gjyqtarit dhe duket se tregon se ka pasur një sërë shkeljesh të perceptuara në fazën e lojës.

Më pas ai bën gjeste me dorë dhe duket se bërtet diçka në drejtim të zyrtarit të ndeshjes qe nuk ia perton te kuqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat