Buffon për bastet: Nuk më pëlqejnë moralistët

Futboll

Buffon për bastet: Nuk më pëlqejnë moralistët

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:38
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon flet sërish dhe e bën këtë në një intervistë të gjatë dhënë për “Corriere della Sera”. Ish-portieri i Parmës, Juventusit dhe PSG-së i rikthehet mbi të gjitha një çështjeje që shkakton gjithmonë shumë diskutime, pikërisht asaj që lidhet me bastet.

Një temë që vetë Buffon e kishte prekur disa vite më parë.

Një episode, që Buffon ende nuk e ka harruar: “Është një temë shumë delikate. Besoj se është e gabuar ta kriminalizosh dhe të mos bësh dallime. Bastet në vetvete nuk janë krim, vetë stadiumet dhe transmetimet sportive janë plot reklama për aplikacione të këtij lloji dhe shteti inkurajon lojërat e fatit.

Nëse një futbollist vë baste për futbollin dhe ekipin e tij, duhet të përballet me dënime. Por, nëse ai vë baste në volejboll, basketboll, gara me qen…, nuk po kryen asnjë krim. Situata përkeqësohet kur flasim për varësinë nga bixhozi. Varësia nga bixhozi nuk është problemi i shumës që shpenzon, por i kohës që i kushton këtij aktiviteti.

Dhe këtë duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve. Nëse vini baste 1 euro vazhdimisht, duke shpenzuar orë të tëra para aplikacionit, atëherë gjithçka është në rregull. Nëse dikush shpenzon 1 milion në një rast të vetëm, atëherë është i varur nga bixhozi. Mund të themi që është idiot, kjo është në rregull, por patologjia lind nga vesi, vazhdimësi me të cilën njeriu bën diçka”.

Buffon kujton më pas rastin që e shqetësonte disa vite më parë: “Nuk më pëlqejnë fanatikët dhe moralistët që gjykojnë me një sipërfaqësi të çuditshme, pa e ditur vërtet se cilat janë motivet. Edhe unë kam qenë viktimë, duke u njollosur, pa bërë asgjë. Kur gjërat shkojnë mirë, ne harrojmë të shpjegojmë dhe kërkojmë falje, i lëmë njerëzit me një etiketë mbi ta. Unë e shoh këtë thellësisht të gabuar”.

Dhurata e Buffon quhet Kombëtarja, të cilën ai do ta drejtojë në Kampionatin e ardhshëm Evropian si kryetar delegacioni: “Një rol për të cilin jam krenar. Unë si Vialli?

Do të isha i çmendur të mendoja se mund të përçoja diçka të tillë si Gianluca. Të paktën do të përpiqem të mos e bëj të pendohet shumë, por pa e imituar. Unë performoj si Gigi Buffon, me pikat e mia të forta dhe të dobëta, thellësitë dhe sipërfaqësitë e mia”.

Pikërisht, angazhimi i verës në Europianin e Gjermanisë mund ta detyrojë Buffon të shtyjë dasmën me partneren Ilaria D’Amico: “Kemi 10 vite bashkë, jemi shumë të qetë dhe të lumtur.

Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne donim të martoheshim në qershor 2024 , por për shkak të Kampionatit Evropian, dasma ose do të shtyhet, ose do të afrohet më përpara. Nuk e kemi vendosur ende”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat