Një argjentinas për sulmin e Teutës, zyrtarizohet Faust

Futboll

Një argjentinas për sulmin e Teutës, zyrtarizohet Faust

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:43
Pamje nga një ndeshje

Një sulmues largohet (Gjata), por menjëherë zyrtarizohet një tjetër lojtar në repartin e avancuar të skuadrës së Teutës. Klubi durrsak njofton se ka arritur të blejë sulmuesin Rodrigo Faust.

 28-vjeçari nga Argjentina ka qenë pjesë e Olancho FC në Honduras në pjesën e parë të sezonit, ndërsa një vit më parë spikati me fanellën e Petrovac në kampionatin malazez.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit.

Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Rodrigo Faust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit durrasak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat