Milan rikthen në bazë mbrojtësin

Futboll

Milan rikthen në bazë mbrojtësin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:26
Ambientet e MIlanit

Përmes një komunikate zyrtare, skuadra e Milan ka konfirmuar sot rikthimin në klub të mbrojtësit 24-vjeçar italian Matteo Gabbia.

Lojtari është në pronësi të kuqezinjve, por ishte dhënë te skuadra e Villareal në formë huazimi verën e kaluar.

Me Milan, Gabbia ka luajtur në 51 ndeshje zyrtare, duke shënuar edhe një gol.

Që sot lojtari do t’i bashkohet ekipit të parë, duke qenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.

“Jam i kënaqur dhe i karikuar për këtë rikthim.

Shpresoj të jenë muaj të bukur për mua dhe Milan”, tha Gabbia, që me Villareal luajti në total në 13 ndeshje.

“Kishim nevojë për një mbrojtës të mirë dhe për ne Gabbia është i rëndësishëm. Është lojtar solid, që punon fort”, thanë drejtuesit e klubit kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat