Fenerbahce bind titullarin e Atleticos

Futboll

Fenerbahce bind titullarin e Atleticos

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:03
Simeone e Saviq

Fenerbahce po garon me Galatasarayn për fitimin e titullit kampion në Turqi, trofe që verdhezinjve u mungon prej vitit 2014. Feneri ndan kreun e renditjes me rivalët e përjetshëm të Gallatës me nga 44 pikë.

Drejtuesit e klubit kanë piketuar një përforcim të rëndësishëm në prapavijë. I preferuari i madh i Fenerbahces është Stefan Saviq, pjesë e Atletico Madrid prej verës së vitit 2015.

Qendërmbrojtësi ka luajtur më parë me skuadra si Manchester City dhe Fiorentiona.

Ndërkohë që numëron 72 ndeshje dhe 9 gola me kombëtaren e Malit të Zi.

32-vjeçari është një titullar fiks i Atleticos, fanellën e së cilës e ka veshur 272 herë, duke fituar me skuadrën e Diego Simeones kampionatin spanjoll, Europa League dhe Superkupën e Europës.

Shtypi turk shkruan se drejtuesit e Fenerbahces kanë takuar menaxherin e Savic, i cili ka mbetur i kënaqur nga oferta, me vetë lojtarin që ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Stamboll.

Tani duhet arritur akordi final me Colchoneros, që nuk pritet të kërkojnë shumë për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin. Kontrata e të cilit përfundon gjatë verës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat