Aktivizoi 5 lojtarë nga ekipi i të rinjve, Pioli: Janë të talentuar

Futboll

Aktivizoi 5 lojtarë nga ekipi i të rinjve, Pioli: Janë të talentuar

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:12
Pioli

Milani triumfoi me rezultatin 4;1 ndaj Kaljarit, mbrëmjen e së martës, duke siguruar një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Edhe pse trajneri Pioli aktivizoi plot 5 lojtarë nga ekipi i të rinjve, kuqezinjtë nuk çeduan për asnjë moment në fushë, duke e dominuar ndeshjen.  

Në prononcimin e dhënë pas këtij dueli për “Mediaset”, trajneri i Milanit, Stefano Pioli deklaroi:  

"Ne filluam pak ngadalë, me të drejtë disa nga djemtë ishin pak të emocionuar, por pas golit u çliruam. Këta djem kanë talent, cilësi dhe qëndrime të bukura.

Tani është më e komplikuar të stërvitësh të rinj, e kundërta nga e kaluara, por këta të rinj janë të talentuar.  

Ata po dëshmojnë se janë aty dhe se mund të jenë aty, nuk do të konsiderohen vetëm për emergjencat por si burime. Është një fitore e rëndësishme që ne e donim, loja u afrua me mentalitetin e duhur", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat