PSG-ja fiton për të herë 12-të Superkupën e Francës

Futboll

PSG-ja fiton për të herë 12-të Superkupën e Francës

Më: 3 janar 2024 Në ora: 22:51
PSG feston

Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 2:0 ndaj Toulouse në edicionin e 47-të të Superkupës së Francës dhe e siguron për herë të 12-të në histori këtë trofe.

PSG-ja diktoi ritmin e sfidën, ndërsa gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3’, me Kang-In Lee, që zhbllokoi sfidën,

Ndërsa në minutën e 44’, Mbappe dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij, por njëkohësisht vulosi këtë takim, pasi fraksioni i dytë nuk solli më gola.

2:0 dhe PSG-së siguron trofeun e parë për vitin 2024, teksa Toulouse mundet në finalen e parë të Superkupës për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat