Sfidë e çmendur, Girona në festë e Atletico shokohet! Nuk mjafton het-trik-u i Moratës

Futboll

Sfidë e çmendur, Girona në festë e Atletico shokohet! Nuk mjafton het-trik-u i Moratës

Nga: K. Goca Më: 3 janar 2024 Në ora: 23:30
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Alvaro Morata me het-trik-un e tij, nuk bëri punë për Atletico Madridin.

Girona para shikuesve të vet ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4:3 ndaj Atleticos, në derbin e javës së 19-të të kampionatit spanjoll.

Morata shënoi tre gola në sfidën e çmendur por që nuk ndihmuan Atleticon të kthehet e pamposhtur nga stadiumi “Municipal de Montilivi”.

Girona udhëhoqi me 3:1 në minutën e 39-të por ekip nga Madridi ka barazuar (3:3) në atë të 54-tën. 

Në minutën e 26-të Savio ka shënuar për 2:1 duke iu falënderuar gabimit trashanik të futbollistit Koke. 

Në minutën e 90+1, Martin shënoi për fitoren e çmendur të Girona-s, 4:3. 

Për Gironën shënuan Valery (2'), Savio (26'), Blind (39'), Martin (90+1’) dhe për Atleticon realizuan Morata (14', 44' e 54').

Real Madridi kryeson me 48 pikë, pasojnë Girona me 48, Atletico 38, Barcelona 38 pikë (një ndeshje më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat