Klubet nga Arabia Saudite interesohen për De Bruynen

Futboll

Klubet nga Arabia Saudite interesohen për De Bruynen

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:12
Kevin de Bruyne

Kevin de Bruyne mund të largohet nga Anglia gjatë verës së ardhshme.

Ylli belg fitoi gjithçka të mundshme me Manchester Cityn, ndërsa tash mund ta marrë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë.

Sipas gazetarit sportiv, Rudy Galetti, përfaqësuesi belg ka ofertë nga klubet e Arabisë Saudite.

Madje, Galetti raporton se një delegacion saudit i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e ish-futbollistit të Chelseat.

Klubet e Saudi Pro League do të mundohen ta transferojnë De Bruynen gjatë verës që vjen.

Ato do të mundohen ta joshin mesfushorin ofanziv me një ofertë marramendëse për t’iu bashkuar yjeve të tjerë të futbollit evropian në ligën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat