Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:01
Jadon Sancho

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë Jadon Sancho mund të konsiderohet një lojtar i Borussia Dortmund.

Klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me Manchester United për një huazim të thjeshtë të lojtarit deri në qershor.

Në këto momente dy klubet po diskutojnë edhe detajet e këtij transferimi dhe më pas do të zyrtarizojnë rikthimin e anglezit në Bundesligë.

 Kujtojmë që 23-vjeçari spikati me fanellën e Dortmund (2017-2021) në kampionatin gjerman dhe më pas u transferua te “djajtë e kuq” në verën e vitit 2021 për 85 milionë euro.

Sancho humbi shkëlqimin në Premier League (vetëm 3 ndeshje të luajtura këtë sezon) dhe tashmë është gati të rikthehet te Borussia për të rigjetur formën optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat