Anësori spanjoll rikthehet te Tottenham

Futboll

Anësori spanjoll rikthehet te Tottenham

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:10
Sergio Reguilon

U transferua me shumë bujë në Premier League, mirëpo nuk arriti të shkëlqente, siç bëri në La Liga.

Anësori spanjoll i mbrojtjes, Sergio Reguilon do të rikthehet te skuadra e Tottenham, pasi dështoi të kthehej në një protagonist te “Djajtë e Kuq” të Manchester United, te të cilët qëndroi i huazuar për 4 muajt e parë të këtij sezoni.

Mbrojtësi spanjoll ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me “Djajtë e Kuq” dhe ato në pjesën më të madhe nuk i ka luajtur të plota, duke bërë kështu që bordi i Tottenham ta rikthejë lojtarin, në shërbimet e teknikut Ange Postecoglou.

Megjithatë edhe te Tottenham pritet që vendi i titullarit të jetë një mision “i pamundur” për spanjollit, pasi në rolin e tij te skuadra e Spurs luan italian, Destiny Udogie, i cili ka shkëlqyer deri në këtë pikë të sezonit me “Londinezët”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat