Trajneri i Brentfordit me mesazh për Arsenalin e Chelsean lidhur me Toney

Futboll

Trajneri i Brentfordit me mesazh për Arsenalin e Chelsean lidhur me Toney

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:22
Thomas Frank

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank ka thënë se vetëm një ofertë e madhe gjatë afatit kalimtar të janarit do ta bindte klubin ta shiste sulmuesin anglez, Ivan Toney.

Arsenali dhe Chelsea janë skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit, i cili kthehet për ndeshjen e ardhshme të Brentford në Premier League kundër Nottingham Forest më 20 janar pasi në maj qe dënuar të qëndrojë larg futbollit për tetë muaj për shkak të shkeljes së rregullave të basteve.

“Ivan Toney është një lojtar i Brentfordit, ai është këtu, na mungojnë disa lojtarë ofensivë dhe nuk e kuptoj pse duhet ta shesim.

Do të doja ta kisha këtu për një kohë të gjatë. do të duhej të ishte një çmim i ofertës për të, kështu që ai do të qëndrojë këtu”, ka thënë Frank.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat