Cancelo ka dëmtuar ligamentin

Futboll

Cancelo ka dëmtuar ligamentin

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:03
Cancelo

Në një deklaratë të lëshuar këtë të premte, Barcelona njofton se João Cancelo ka pësuar një lëndim (tendosje) në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë.

Lojtari portugez u zëvendësua në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Las Palmas një ditë më parë.

Barcelona nuk jep një vlerësim për kohën që portugezi do të qëndrojë në infermieri, por duket e sigurt që Cancelo do të humbasë Superkupën, të planifikuar për javën e ardhshme.

Ekipi i trajnuar nga Xavi do të përballet me Osasunën në gjysmëfinalen e dytë, e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 11 janar.

Një ditë më parë, Reali dhe Atlético e Madridit do të luajnë gjysmëfinalen e parë, ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 janar.

Mbrojtësi portugez ka luajtur 22 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat