Sulmi ndaj Benzemas

Futboll

Sulmi ndaj Benzemas

Më: 5 janar 2024 Në ora: 15:41
Benzema

Çështja Benzema vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes: francezi është larguar nga Arabia Saudite dhe Al Ettifaq për të shkuar në Itali.

Ish-futbollisti i Francës, Jean-Michel Larque ka folur kështu për situatën e sulmuesit:

“Benzema është për të ardhur keq. Benzema mbaj mend se kishte shprehur dëshirën për ta mbyllur karrierën te Real Madrid. E ka pasur mundësinë.

“Pasi fitoj disa tituj dhe Topin e Artë, ka humbur rrugën duke u transferuar te një kampionat artificial”.

Më pas ka shtuar:

“Ndonjëherë shikoj ndeshjet e Arabisë Saudite dhe niveli është i dobët. Fundi i një karriere është një gjë e tmerrshme. Është një betejë e humbur.

“Nuk ka më dëshirë. Është një betejë e humbur dhe mund ta kishte mbyllur karrierën në mënyrë më të bukur. Nuk e ka bërë, është për të ardhur keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat