Kërkojnë me ngulm mesfushorin brazilian

Futboll

Kërkojnë me ngulm mesfushorin brazilian

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:33
Enrique

Luis Enrike dhe PSZH morën shënime në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, u mahnitën nga paraqitjet e tij. Bruno Guimaraes ishte protagonist absolut i atyre sfidave, duke dominuar skenën me autoritet dhe treguar të gjitha cilësitë e tij.

Një mesfushor i gjithanshëm, me karakteristika që do t’i shërbenin formacionit kryeqytetas francez. Për këtë arsye, sipas informacioneve të raportuara nga “ESPN Brasil”, klubi kampion francez po mendon të nënshkruajë me mesfushorin brazilian 26-vjeçar.

Një kërkesë specifike kjo e trajnerit asturian. Pas zyrtarizimit të ardhjes së qendërmbrojtësit të ri brazilian Lukas Beraldo dhe mesfushorit mbrojtës Gabriel Moskardo (ende pa u zyrtarizuar), PSZH është gati të bëjë gjithçka për të siguruar lojtarin e Njuksaëllit.

Në janar apo korrik, nuk ka rëndësi, por do të ketë dy pengesa në rrugën e PSZH-së. E para përfaqësohet nga klauzola prej 100 milionë paund (rreth 115 milionë euro), e vendosur në kontratë kur “Magpies” rinovuan kontratën e tij tetorin e kaluar.

Pengesa e dytë janë milionat e zakonshme nga Arabia Saudite.

Shërben vetëm pagimi i klauzolës, vetëm në këtë mënyrë Guimaraes do të largohej nga klubi ku mbërriti më 30 janar 2022 (nga Lioni) në këmbim të 42 milionë eurove. Në 85 ndeshjet me Njukasëll, ai shënoi 11 gola dhe dha 9 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat