Brazili shkarkon të përkohshmin Diniz

Futboll

Brazili shkarkon të përkohshmin Diniz

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:07
Diniz

Brazili shkarkoi trajnerin e përkohshëm Fernando Diniz pas vetëm 6 muajsh dhe 6 ndeshjeve të luajtura.

Fakti që kombëtarja pesë herë kampione e botës është vetëm e gjashta në grupin kualifikues për Botërorin 2026, ka bërë që federata “t’i japë duart” trajnerit në fjalë, i cili megjithatë vazhdon të ketë një punë, duke qenë se është në stolin e Fluminense.

Presidenti Ednaldo Rodriguez, i shkarkuar nga një gjykatë në fillim të dhjetorit dhe i rikthyer në detyrë nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, vendosi të vepronte me trajnerin e përkohshëm, të cilin e kishte “graduar” në pritje të ardhjes së Carlo Ancelottit. Ky i fundit, megjithatë e zgjati kontratën me Real Madridin deri në vitin 2026.

Në këtë pikë duhet të vlerësojmë zëvendësuesin e mundshëm, nëse është i përkohshëm, deri në Kupën e Amerikës, të planifikuar për në verë, apo deri në Botërorin e ardhshëm, pas dy vitesh e gjysmë. Emri më i përfolur është ai i Dorival Junior, tani trajner i Sao Paulos, i cili fitoi “Copa Libertadores” 2022 në krye të Flamengos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat