Erzeni zyrtarizon largimin e nëntë nga radhët e skuadrës

Futboll

Erzeni zyrtarizon largimin e nëntë nga radhët e skuadrës

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:51
Agustin Rojas

Shtohet numri i të larguarve nga radhët e Erzenit në këtë merkato dimri, duke shkuar në nëntë.

Agustin Rojas është përfolur prej ditësh si largim i mundshëm nga radhët e shijakasve, por zyrtarizimi ka ardhur sot, ku palët kanë vendosur për të ndërprerë bashkëpunimin.  

Lajmin e fjalë e ka konfirmuar vetë klubi i Erzenit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, që vijon si më poshtë:

“K.F ERZENI njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Agustin ROJAS. Falënderojmë Rojas për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e ekipit”.

Më herët nga skudra shijakase janë laraguar: Sokol Kiqina, Kristi Kote, Flavio Meçja, Elian Çelaj, Amer Duka, Edi Isteri, Elvis Gjoni, Klodian Pjetri.

Drejtuesit e Erzenit, pas shkëputjes së kontratave me lojtarët e mësipërm, janë hedhur tashmë në sulm, për të gjetur alternativat që cilësisht, do i japin tjetër nivel grupit.

Afrimi i parë ka qenë sulmuesi nigerian, Paul Seun Komolafe, dhe sipas burimeve të brendshme të klubit priten dhe tri goditje të tjera.

Shanset janë që firma e radhës të jetë sulmuesi lezhjan, Silvio Zogaj, i cili ishte pjesë e Flamurtarit. Gjithashtu klubi është në bisedime edhe me sulmuesin kosovar, Auron Ademi, i cili ka luajtur për Ulpianën dhe KEK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat