Arteta e bën prioritet transferimin e mesfushorit Onana në Londër

Futboll

Arteta e bën prioritet transferimin e mesfushorit Onana në Londër

Më: 7 janar 2024 Në ora: 08:54
Mikel Arteta

Arsenali po kërkon të fitojë trofe këtë sezon dhe trajneri Mikel Arteta synon ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Tekniku spanjoll është i vetëdijshëm se pa e përforcuar skuadrën nuk do të arrijë te trofetë dhe për këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit.

Amadou Onana është në krye të listës së dëshirave të trajnerit spanjoll i cili synon që ta transferojë atë në janar nëse është e mundur, në të kundërt e do për sezonin tjetër.

22-vjeçari belg është duke shkëlqyer që dy vite te Evertoni dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve të mëdha evropiane.

Përveç Arsenalit në garë për të janë edhe Liverpool, Manchester United, Barcelona dhe Juventusi.

Megjithatë për ta lënë të lirë talentin belg të largohet nga Goodison Park, Evertoni synon që të fitojë së paku 60 milionë euro.

Onana këtë edicion ka zhvilluar 21 paraqitje në të gjitha garat ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat