I veçantë

Futboll

I veçantë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:00
Xhud Bellingam

Xhud Bellingam po tregon në këtë sezon te Real Madrid se është padyshim një nga yjet e futbollit botëror fala asaj që dhuron në fushën e lojës.

Por edhe kur nuk është në tapetin e gjelbër, gjestet e tij bëjnë përsëri bujë dhe tregojnë se përtej një futbollisti të jashtëzakonshëm, është edhe një person i jashtëzakonshëm.

Kjo u pa shumë mirë në ndeshjen e mbrëmshme të Real Madrid në Kupën e Mbretit, ku anglezi u bë protagonist i një gjesti domethënës me një nga djemtë që mblidhnin topat në krah të fushës.

Reali fitoi falë golave të Hoselu, Brahim Diaz dhe Rodrigo në transfertë ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, Arandina, ndërsa Belingam qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në pankinë.

Por në një moment, ai u çua dhe iu drejtua një prej djemve që mblidhnin topat pranë pankinës së skuadrës së drejtuar nga Ançeloti. Në një natë të ftohtë, lojtarët kishin me vete batanije për t’u ngrohur dhe Bellingam kishte pikasur se djaloshi që kishte afër, po dridhej nga i ftohti.

Ndaj ai nuk ngurroi që të shkonte ta mbështillte me batanijen e tij, duke dhuruar një gjest të jashtëzakonshëm që ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka shtuar edhe më shumë vlerësimet për 20-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat