Paga e Felix tek Barcelona shënon rritje masive prej 900 për qind

Futboll

Paga e Felix tek Barcelona shënon rritje masive prej 900 për qind

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:02
Joao Felix

Joao Felix po shijon rritjen e pagës prej 900 për qind tek Barcelona, me portugezin që tani do të “zhytet” në para.

Duke marrë parasysh vështirësitë financiare të Barcelonës, reprezentuesi portugez vendosi që të pranojë një zbritje të madhe të pagës për të kaluar nga Atletico Madridi tek Barcelona në verën e vitit 2023.

Felix thuhej se ka përfituar rreth 344 mijë euro në Kataluni, një shumë relativisht modeste për një futbollist të cilësisë së tij, por marrëveshja e re që do të bëhet, do jetë ajo e “ëndrrave” për Felixin.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka konfirmuar se Barcelona “e ka shumëzuar me 10 marrëveshjen me Joao Felix për qëllime të Fair-play”.

Kjo marrëveshje do të thotë se Felix tani do të marrë një pagë prej 3.4 milionë eurosh në vit.

Ka pasur thashetheme se Barcelona do ta blejë përfundimisht kartonin e Felix, pasi portugezi e nisi mjaft mirë sezonin 2023/2024, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar në tre të tjerë në 21 ndeshje këtë sezon.

Sidoqoftë, në ndeshjen e fundit ku Barcelona fitoi me rezultat 2-1 ndaj Las Palmas, ai e nisi nga banka rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat