Dinamo humb dy mbrojtës

Futboll

Dinamo humb dy mbrojtës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:46
Dinamo

Dinamo e nis 2024-ën me derbin me Tiranën, i vlefshëm për javën e parë të fazës së tretë.

Kjo ndeshje luhet të premten në stadiumin ‘Niko Dovana’, ndërsa trajneri Dritan Mehmeti duhet t’i bëjë llogaritë pa dy mbrojtës për këtë sfidë.

Zhoselin Behiratçe dhe Alesio Mija, të dy titullarë në ndeshjen e fundit të 2023-shit ndaj Teutës, nuk mund të luajnë për shkak të problemeve shëndetësore. Mija ka dëmtuar gjurin në stërvitje andaj duhet të qendrojë edhe disa ditë pushim, kështu që humbet jo vetëm derbin e kësaj jave. Behiratçe ka kaluar një gjendje gripale, me temperaturë dhe ka munguar në stërvitje javën që shkoi.

Ky i fundit u kthye dje në stërvitje, por koha deri në ndeshjen me Tiranën është shumë e shkurtër, ndaj dhe mundësitë e rikuperimit të formës fizike për mbrojtësin blu janë minimale, për të mos thënë se edhe ai e ka humbur derbin. Behiratçe është një mungesë vërtet e rëndësishme. Ai ka humbur vetëm një ndeshje gjatë gjysmës së parë të sezonit arsya ishte kartonit i kuq, i marrë në Laç, në të tjerat ka qenë gjithmonë titullar.

AFRIMI I FUNDIT Pa Mijën dhe Behiratçen, në dispozicion të trajnerit Mehmeti për qendrën e mbrojtjes mbeten kapiteni Hoxha, Mesa dhe afrimi i fundit, Stivian Janku, i cili dje është prezantuar me fanellën blu. Me shumë mundësi, lojtari që pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Egnatias, do të debutojë me Dinamon në derbin e së premtes.

Këto pak ditë ai duhet të përshtatet me grupin, që ta ketë sa më të lehtë debutimin në një ndeshje shumë të vështirë.

Trajneri Mehmeti dhe stafi i tij kanë edhe tri ditë në dispozicion për të përgatitur sfidën me bardheblutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat