Berisha është zyrtarisht një lojtar i LASK Linz

Futboll

Berisha është zyrtarisht një lojtar i LASK Linz

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:35
Pamje nga prezantimi

Mesfushori kosovar Valon Berisha është zyrtarisht një lojtar i LASK Linz.

30-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026 me klubin austriak.

Bëhet fjalë për një rikthim të Berishës në kampionatin austriak, pasi më parë ai ka veshur edhe fanellën e Salzburgut për 6 sezone dhe më pas u transferua në kampionatin italian te skuadra e Lazios.

Aktualisht mesfushori ishte pa skuadër, pasi kishte prishur kontratën me Reims, ndërsa aventura e fundit në fushë ishte në Australi me Melbourne City, ku ishte huazuar nga klubi francez.

Një eksperiencë e re nis për Berishën me fanellën e LASK Linz, që synon titullin kampion këtë sezon në Austri (aktualisht është 7 pikë larg kryesuesve të Salzburgut).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat