Asani: Ndihemi në borxh me Gaz Demin

Futboll

Asani: Ndihemi në borxh me Gaz Demin

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:50
Asani

Jasir Asani është padyshim ylli i momentit te Shqipëria. Falë këtij futbollisti, falë golave dhe kontributit të tij, kuqezinjtë mbajtën vendin e parë në grup dhe arritën të kualifikoheshin në Europianin e Gjermanisë.

Në një intervistë të veçantë për “PIT Stop” në “Klan Maqedonia”, Asani ka folur edhe për një premtim që do ta gjejë te Partizani.

“Me Gaz Demin flas thuajse çdo ditë, Guerrilsat nuk mund të harrohen. Unë shikoj thuajse çdo ndeshje të Partizanit. Kam dhënë një premtim dhe kështu e mendoj, karrierën do ta mbyll te Partizani”.

Të njëjtën deklaratë e ka dhënë edhe babai i Jasirit, Fadili.

“Ndihemi në borxh me Gaz Demin. Kur kemi pasur para, kur nuk kemi pasur para, Gaz Demi ka qenë gjithmonë aty për të na ndihmuar. I jemi shumë mirënjohës atij dhe qëllimi im është ky, dua që djali ta mbyll karrierën te Partizani”, tha Fadili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat