Mbrojtësi italian drejt Fenerbahces

Futboll

Mbrojtësi italian drejt Fenerbahces

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:44
Leonardo Bonucci

Mbrojtësi italian drejt Fenerbahces!

Pasi ishte një hap larg Romës, Leonardo Bonucci afrohet tashmë nga Fenerbahce.

Ish-mbrojtësi i Juventusit, i cili ka arritur marrëveshje me Union Berlin për të ndërprerë kontratën e tij që skadon më 30 qershor dhe heq dorë nga një milion e 250 mijë euro, ka pranuar ofertën e klubit verdheblu dhe duhet të fluturojë për në Turqi që nesër për të kryer edhe vizitat mjekësore dhe do të mbrojë ngjyrat e klubit turk deri në fund të sezonit.

Ndihmesë e madhe për këtë marrëveshje ishte Edin Dzeko, pasi ish-sulmuesi i Interit dhe aktuali i Fenerbahce, komunikoi orët e fundit me mbrojtësin italian për ta bindur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat