Klopp me dhimbje koke

Futboll

Klopp me dhimbje koke

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:46
Liverpool

Liverpool ka marrë një goditje të fortë pas fitores ndaj Arsenal në FA Cup.

Trent Alexander Arnold ka mbetur jashtë fushës pasi pësoi një dëmtim në gju kundër “Topçinjve” të dielën.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit anglez që ka konfirmuar se ylli i skuadrës do të mbetet jashtë fushave për disa javë.

Pep Lijnders, ndihmës trajneri i Liverpool, ka konfirmuar se mbrojtësi anësor do të mungojë disa javë.

“Trent zgjati gjurin e tij gjatë ndeshjes së fundit. Kështu, ai ka një çarje të vogël në ligamentin anësor të gjurit dhe do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar.

Ai bëri një skanim dhe do të jetë jashtë për disa javë, kështu që le të shohim pas kësaj. Ai do të pushojë pak dhe më pas shpresojmë se mund të kthehet në formën që ishte”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat