FC Shkupi me shumë ndryshime

Futboll

FC Shkupi me shumë ndryshime

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:52
Lojtarët e Shkupit

FC Shkupi ndezi motorët për pjesën pranverore në elitën e futbollit maqedonas, aty ku do të synojë titullin kampion, pavarësisht se stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë, pas Struga Trim Lum.

Edhe pse në një numër më të vogël, duke marrë parasysh së futbollistët e besimit ortodoks sot ishin të liruar nga stërvitja për shkak të festës fetare, futbollistët e tjerë kishin një takim me kryesinë e klubit dhe më pas nisën edhe seancën e parë stërvitore.

Në këtë stërvitje gjithashtu munguan edhe brazilianët, Kueven dhe Niltinjo, Luan Abazi dhe boshnjaku Hoxhiç, të cilët tashmë janë të lirë për të kërkuar skuadrën e tyre të re, njëjtë sikurse edhe Aleks Zlatkov, i cili në pjesën pranverore do të luaj me fanellën e Makedonija GJ.P.

Mirëpo këto nuk janë lëvizjet e vetme te skuadra nga Çairi, që njoftoi për rikthimin e ish kapitenit, gardianit, Kristijan Naumovski, ndërsa  pjesë e skuadrës “bardheblu” në pjesën e dytë të sezonit do të jetë edhe sulmuesi shkupjan, Xhemal Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat