Pochettino flet pas humbjes së rëndë nga Middlesbrough

Futboll

Pochettino flet pas humbjes së rëndë nga Middlesbrough

Më: 10 janar 2024 Në ora: 08:59
Mauricio Pochettino

Chelsea pësoi një humbje 1-0 si mysafir ndaj Middlesborough në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Carabao Cup.

Vendasit shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Blutë patën rastet e tyre në pjesën e parë, me Cole Palmer që nuk arriti të realizonte në tre mundësi që kishte vetëm në 45 minutat e para.

“Mund të kuptojmë se tifozët do të jenë të zhgënjyer me këtë, por ka ende 90 minuta për të luajtur”, tha Mauricio Pochettino në Sky Sports pas ndeshjes.

“Qasja ishte e mirë ndaj Middlesbrough. Ne bëmë disa gabime në pjesën e parë dhe u dhamë atyre mundësitë për të shënuar. Ata ishin vërtet të vështirë, një bllokim shumë i thellë dhe duke luajtur në tranzicion”.

“Ne u ndëshkuam për gabimet tona. Në futboll, kjo ndodh. Zhgënjyes sepse nëse vlerësojmë performancën, ne ishim skuadra më e mirë. Por nuk shënuam, nuk ishim klinik”, deklaroi Pochettino.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 23 janar në Stamford Bridges.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat