Ofertë nga klubi i LaLiga-s

Futboll

Ofertë nga klubi i LaLiga-s

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:06
Arda Guler në veprim

Arda Guler u transferua verën e vitit 2023 nga Fenerbahce te Real Madrid për shifrën e 20 milionë eurove. “Los Blancos” besojnë se turku mund të shndërrohet në një yll të së ardhmes, madje trajneri Carlo Ancelotti ishte i vendosur për t’i dhuruar menjëherë edhe një rol prej protagonisti te kryeqytetasit.

Por, 18-vjeçari ishte i pafat pasi u dëmtua në fillimin e sezonit dhe debutimin me “Galaktikët” e bëri realitet vetëm më datë gjashtë janar në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Arandinës.

Sulmuesi dha sinjale pozitive dhe golin ia mohoi vetëm shtylla.

Megjithatë, te Reali po mendojnë ta huazojnë turkun në këtë merkato, në formë që lojtari të fitojë më shumë eksperiencë teksa te madrilenët konkurrenca në sulm lë shumë pak hapësira për ishin e Fenerbahces. Alternativat nuk mungojnë dhe në LaLiga është Villareal që interesohet për shërbimet e Guler.

Për momentin, “nëndetësja” e drejtuar nga trajneri Marcellino po zhvillon një sezon me shumë ulje e ngritje dhe transferimi i Guler mund t’i japë një tjetër impuls skuadrës. Te Reali po e studiojnë këtë mundësi dhe në rast se binden nga projekti i Villareal për Guler, atëherë edhe mund të pranojnë formulën e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat