La Brojën jashtë në sfidës e Kupës

Futboll

La Brojën jashtë në sfidës e Kupës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:34
Maurizio Pochettino

Gjithçka shkoi keq, në “Riverside Stadium”, me “Blutë” e Chelsea, që u mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, nga vendasit e Middlesbrough, në përballjën e parë të vlefshme për fazën gjysmë-finale, të EFL Cup, duke e kthyer, në një “mision jetik”, fitoren, në “Stamford Bridge”, javën e ardhshme.

Mirëpo, ajo çka habiti më shumë nuk ishte humbja, por mungesa e sulmuesit të vetëm të ekipit, Armando Brojës, në formacionin titutallar, për këtë sfidë, vendim ky i papritur i teknikut argjentinas, Maurizio Pochettino, i cili vendosi ta niste sifdës me treshen Sterling-Madueke-Palmer, për ta aktivizuar “yllin” shqiptar, vetëm në minutën e 63’-të.

Pas ndeshjes tejet i zhgënnjyer për performancën e të tijve, të cilët me thënë të drejtën shpërdoruan goxha raste për të shënuar, sidomos me anë të “fantazistit”, Cole Palmer foli edhe për mungesën e “bomberit” të Kombëtares sonë në fushën e blertë, ku theksoi se 22-vjeçari, nga Malësia e Madhe nuk është ende gati fizikisht, për të përballur 3 sfida në javë.

“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”,- tha pas ndeshjes, “numri 1” i pankinës të “Bluve të Londrës”.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat