Mesfushori shqiptar mbetet në Serie B

Futboll

Mesfushori shqiptar mbetet në Serie B

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:20
Emanuele Ndoj në veprim

Emanuele Ndoj do të nisë një aventurë.

Mesfushori shqiptar ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Brescian. Fakti që nuk ka preferuar të rinovojë, ka ndikuar që të përfundojë jashtë skuadrës.

27-vjeçari po stërvitet vetëm, ndërkohë që për shërbimet e tij interesohet prej ditësh Lecco, skuadra që po lufton për të qëndruar në Serie B (renditet në vendin e 16-të).

Shtypi italian shkruan se dy klubet kanë rënë dakord që Ndoj të transferohet tek ekipi i ri me parametra zero. Nëse Lecco arrin të mbijetojë në divizionin e dytë të futbollit italian, atëherë do të pagujë 10 mijë euro në arkat e Brescias.

Ndoj debutoi me kombëtaren shqiptare në majin e vitit 2018. Dhe deri tani numëron 6 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë.

145 ndeshje dhe 11 gola numëron mesfushori mirditor me Brescian, skuadër ku bën pjesë prej janarit të vitit 2016.

Ndoj e mbylli gjysmën e dytë të sezonit 2016/2017 te Roma U19, ndërkohë që kaloi edhe një gjysmë edicioni te Cosenza (janar 2022-qershor 2022).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat