Reichart: Marrëveshje me UEFA për Superligën?

Futboll

Reichart: Marrëveshje me UEFA për Superligën?

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:10
Reichart

Gjatë intervistës së dhënë për “Mundo Deportivo”, Bernd Reichart, CEO i A22, kompanisë në krye të projektit “SuperLega”, u trajtua tema e një marrëveshjeje të mundshme me UEFA-n:

“Objektivi ynë është t’iu japim klubeve një alternativë dhe të gjejmë një zgjidhje për shumë nga problemet që ato po përjetojnë.

Ne kemi treguar gjithmonë vullnet të madh për të dialoguar me të gjithë, gjithashtu ia kemi shpjeguar vetë UEFA-s ecurinë e këtij projekti, por besoj se sot, pas vendimit të 21 dhjetorit, ka një erë risie dhe sovraniteti më të madh për klubet.

Klubet janë ato që e mbështesin vërtet futbollin dhe marrin përsipër të gjitha rreziqet e korporatës.

Për këtë arsye kanë të drejtë të marrin vendime për garat e veta, të cilat kohët e fundit nuk kanë funksionuar siç duhet”.

Kujtojmë se në ditët e fundit të vitit 2023, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian vendosi kundër monopolit të UEFA-s në garat kontinentale të futbollit, duke i dhënë kështu “dritë jeshile” projektit të Superligës Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat