Firmos me sulmuesin e talentuar kostarikan

Futboll

Firmos me sulmuesin e talentuar kostarikan

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:04
Jurguens Montenegro

Egnatia godet në merkato, firmos me sulmuesin e talentuar kostarikan

Egnatia nuk ndalet në merkato, teksa këtë të enjte ka prezantuar një sulmues 23-vjeçar që vjen nga Kosta Rika.

Jurguens Montenegro është prezantuar zyrtarisht nga klubi rrogozhinas, teksa bëhet me dije se ka firmosur një kontratë afatgjatë, por pa dhënë detaje mbi afatet konkrete.

Montenegro vjen nga futbolli kostarikan dhe luan si qendërsulmues, teksa pritshmëritë mbi 23-vjeçarin janë mjaft të mëdha në kampin rrogozhinas.

Sulmuesi është vënë në dispozicion të trajnerit Tetova dhe ka nisur stërvitjen me grupin, teksa mbetet për t’u parë nëse dotë mund të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat