Ramaj: Refuzova ftesat nga Kosova e Shqipëria, për Gjermaninë

Futboll

Ramaj: Refuzova ftesat nga Kosova e Shqipëria, për Gjermaninë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:16
Ramaj - majtas

Një tjetër futbollist e ka refuzuar kombëtaren e Kosovës. Bëhet fjalë për Diant Ramaj, portieri i skuadrës së Ajaksit. Ramaj, i cili është lindur në Shtutgart të Gjermanisë, ka mundësi që të zgjedh mes tri shteteve, Kosovës, Shqipërisë e Gjermanisë.

Në një intervistë për mediumin holandez “Her Parool”, Ramaj ka zbuluar se i kanë ardhur dy ftesa nga Kosova dhe Shqipëria, por që të dyja i ka refuzuar me arsyetim se shpreson të luajë për Gjermaninë.

“Unë duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj atë shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, tha fillimisht ai.

Ramaj e di se kombëtarja e Gjermanisë ka në radhët e veta portierë të nivelit të lartë si Manuel Nojer, Mark-Andre ter Stegen dhe Kevin Trap, por ai ka shpresë se mund të zë një vend në ekip.

“Portierët e Gjermanisë janë mbi tridhjetë vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ekziston një portier i ri kudo.

Nuk po them se duhet të shkoj si portier i parë atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t’i tregojë botës se një brez i ri po vjen. Në këtë moshë unë jam portier i parë te një klub i madh siç është Ajaksi. Ndoshta pres më kot.

Nga ana tjetër, nuk dëshirojë ta zbulojë më vonë se mund të isha portier i Gjermanisë.

Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën i shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë”, përfundoi ai.

Skuadra e Diant Ramajt, Ajaksi nuk po kalon qaste të mira në kampionatin holandez, ata janë të pestit në tabelë me 25 pikë, plotë 23 më pak se kryesuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat