Muçi mbush arkat e Tiranës

Futboll

Muçi mbush arkat e Tiranës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:28
Muçi

Ernest Muçi është padiskutim një nga “xhevahirët” e kombëtares shqiptare. Talenti kuqezi po bën paraqitje fantastike me Legian në Poloni, teksa tashmë ka përfunduar në  radarin e shumë skuadrave “big”.

Largimi nga Polonia gjatë merkatos së janarit duket i pashmangshëm, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Haris Fakic. Ky i fundit ka theksuar në një intervistë për “Supersport” se për Muçin ka interesime nga ekipe të 5 ligave kryesore.

Në rast se “operacioni” për transferimin e Muçit realizohet, atëherë shqiptari shënon një rekord në Poloni, pasi do të shitej për shifrën e 10 milionë eurove.

Nga kjo shitje “fërkon duart’ edhe Tirana, pasi bardheblutë zotërojnë 10% të kartonit të futbollistit.

Kjo do të thotë se 1 milionë euro ose më shumë pritet të shkojnë në arkat e kryeqytetasve, me talentin e kombëtares që sjell “festë” në kampin e Tiranës. 22-vjeçari këtë sezon me Legian ka arritur të shënojë 4 gola në kampionat dhe 5 të tjerë në garat europiane, duke qenë një lider i padikutueshëm. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2021 u shit nga bardheblutë për shifrën e 500 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat