Partizani bën gati shitjen e radhës

Futboll

Partizani bën gati shitjen e radhës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 15:48
Partizani

Maguette Gueye është pranë largimit nga Partizani. Mesfushori i talentuar ka rënë në radarin e gjigantëve rumun të Steaua Bucurestit, raportojnë mediet rumune.

Një herë fituesit e Champions League kanë 3 objektiva në merkato për të përforcuar organikën dhe një prej tyre është një mesfushor qendror.

20-vjeçari afrikan është emri i përzgjedhur nga presidenti miliarder Gigi Becali i cili është i gatshëm të ulet në tavolinë me krerët e Partizanit për të hapur negociatat. Steaua Bucurest ose siç quhet tani, FCSB, po zhvillon një merkato të bujshme dhe me shpenzime marramendëse.

Maguette po shkëlqen këtë sezon me fanellën e kuqe duke qenë një titullar absolut.

Në 16 ndeshje, afrikani ka shënuar 3 gola e 1 asist, por cilësitë e tij më të mira janë shkatërrimet e aksioneve dhe ‘box-to-box’. Me një kontratë që i skadon verën e ardhshme, FCSB duhet të hapë thesin për lojtarin me Partizanin që është treguar mjaft i ‘sertë’ në tryezën e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat