Diaz rezervist luksi

Futboll

Diaz rezervist luksi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:35
Diaz

Brahim Diaz e demonstroi edhe një herë që Real Madridi ka bërë mirë që e riktheu në shtëpi pas tri vjetësh huazimi në Milan, ku futbollisti i lindur në vitin 1999 ishte rritur shumë.

Trajneri Carlo Ancelotti po ia jep rastin mesfushorit spanjoll dhe po e falënderon dhe po e shijon protagonistin e tij të ri.

Diaz ishte vendimtar me inkuadrimin e tij në fushën e blertë në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit në Arabinë Saudite.

Statistikat sezonale të sulmuesit të krahut janë vërtet impresionuese: është lojtari i vetëm që ka shënuar në të gjitha kompeticionet dhe e ka kaluar edhe Jude Bellinghamin sa i përket efikasitetit.

Asnjë lojtar nuk e ka një mesatare aq të lartë sa Diaz kur bëhet fjalë për golat dhe asistimet për minutat e luajtur.

Bellingham e bën një veprim vendimtar çdo 92,4 minuta (17 gola e 5 asistime në 2.032 minuta), Rodrygo çdo 122,7 minuta (11 gola e 6 asistime në 2.086 minuta), Joselu çdo 93,6 minuta (9 gola e 4 asistime në 1.217 minuta) e Vinicius çdo 114 minuta (6 gola e 4 asistime në 1.140 minuta), derisa Brahim e ka një mesatare fantastike të një veprimi vendimtar çdo 91,6 minuta (6 gola e 3 asistime).

“Jam mjaft i lumtur për fitoren. Ky është Real Madridi, kemi luftuar deri në fund dhe edhe një herë e demonstruam se jemi një skuadër unike”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Cityt për “MovistarTV..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat