Lazio i përgjigjet Mourinhos: Kjo është penallti edhe në mars

Futboll

Lazio i përgjigjet Mourinhos: Kjo është penallti edhe në mars

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Bardhekaltërit nuk humbasin mundësinë për të nxitur rivalitetin e qytetit. Episodi që vendosi derbin pasditen e së martës është nën vëzhgim.

Josè Mourinho e përkufizoi atë si një "penallti VAR", por te Lazio ka ide shumë të ndryshme për penalltinë që i dha bardhekaltërve derbin e Kupës së Italisë.

Huijsen “eliminoi” Castellanos në fillimin e pjesës së dytë, pastaj Zaccagni ishte vdekjeprurës nga pika e bardhë. Episodi, mes mijëra ngjarjeve të derbit, nuk kaloi fare pa u vënë re.

“Kjo është penallti edhe në Mars” - ka qenë përgjigja e Lazios për Specia One në Twitter, bashkëngjitur me foton ku duket goditja e mbrojtësit të ri ndaj sulmuesit të Sarrit.

Një postim në Twitter që do të nxisë diskutime dhe rivalitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat