Luis Hasa nuk do e harrojë ndeshjen ndaj Frosinones

Futboll

Luis Hasa nuk do e harrojë ndeshjen ndaj Frosinones

Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:47
Luis Hasa

Fokusi te mesfushori sulmues i Juventusit, i grumbulluar në ndeshjen e Kupës së Italisë!

Luis Hasa nuk do e harrojë ndeshjen ndaj Frosinones, e vlefshme si çerekfinale e Kupës së Italisë. Lojtari  i ri i Juventusit, me origjinë shqiptare dhe që udhëhoqi Italinë U19 drejt titullit kampion të Evropës, në fakt është thirrur për herë të parë në ekipin e parë nga Allegri.

Emri i tij është në listën e trajnerit të Juventusit për ndeshjen ndaj Frosinones së Di Franceskos, duke zënë një vend në stolin e rezervave. Hasa ka zgjedhur fanellën me numrin 50.

Hasa u thirr në skuadrën e parë në verë për ndeshjen miqësore ndaj Atalantës më 12 gusht, tashmë thirrja e tij e parë ka mbërritur në ndeshjet zyrtare.

Hasa, i lindur në vitin 2004, sapo ka mbushur njëzet vjeç, është një mesfushor sulmues, me këmbë të mira dhe vizion loje. Tani mbërriti dhe kalimi te të mëdhenjtë: Allegri i dha një shans kundër Frosinone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat