​Fenerbahce e konfirmon akordin me Milanin për Krunic

Futboll

​Fenerbahce e konfirmon akordin me Milanin për Krunic

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Gjiganti turk, Fenerbahce e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Rade Krunic.

Bëhet e ditur se Krunic veçse është rrugës drejt Stambollit, ndërsa marrëveshja Fenerbahces pritet t’i kushtojë 6 milionë euro me shtesa.

“Klubi jonë vazhdon që të përforcojë skuadrën profesionale të futbollit gjatë merkatos dimërore. Ne kemi arritur marrëveshje në princip me mesfushorin Rade Krunic dhe klubin e tij Milanin. Lojtari do të vjen në Stamboll sot për testet mjekësore”, shkruante në komunikatën e klubit.

Fenerbahce do të konfirmojë transferimin e tij pasi Krunic të përfundojë testet mjekësore me klubin.

Gjiganti turk ka mirëpritur edhe Leonardo Bonuccin në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar blerjen e tij mbrëmë.

Krunic iu bashkua Milanit nga Empoli me një transferim të përhershëm prej 8.5 milionë eurosh në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat