Gati oferta prej 130 milionësh

Futboll

Gati oferta prej 130 milionësh

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:16
Victor Osimhen

Chelsea po përpiqet të rikthehet në nivele të larta, por deri më tani skuadra e Pochettino ka pasur një sezon zhgënjyes.

“Blutë” qëndrojnë larg zonës së Champions League në renditjen e Premier League, aktualisht 12 pikë larg vendit të katërt të zënë nga Arsenali.

Investimet e verës nuk mjaftuan për të ndryshuar marshin e klubit të Stamford Bridge, i cili nuk luan në kompeticionet europiane këtë sezon.

Pochettino mbetet në drejtim për momentin dhe pronarët londinez po mendojnë për përforcime të mëtejshme në merkato për të bërë një kthesë dhe një ndryshim marshi në kampionat.

Chelsea-s i mungon veçanërisht një sulmues i mirëfilltë për të finalizuar mundësitë e krijuara. Njerëzit e merkatos të ‘bluve’ janë përqendruar kështu në gjetjen e një sulmuesi për të kapërcyer problemin.

Në krye të listës së dëshirave – siç shkruan Sun – mbetet Victor Osimhen, i cili megjithatë së fundmi ka rinovuar kontratën me Napolin deri në vitin 2026.

Sulmuesi nigerian ishte së fundmi protagonist i një përplasje me menaxherin e Kvaratskhelia dhe marrëdhënia me pronarin De Laurentiis nuk është shumë e mirë.

Osimhen ka një klauzolë 130 milionë dhe Chelsea mund të realizojë blerjen e bujshme që këtë merkato të janarit. Nuk mungojnë alternativat për ish-lojtarin e Lille dhe mes tyre është edhe Dusan Vlahovic, i cili është kthyer të jetë vendimtar tek Juventusi.

Megjithatë, edhe në këtë rast, të paktën në janar do të jetë e vështirë të rrëmbehet serbi  nga ‘Zonja e Vjetër’. Së fundi, Chelsea monitoron edhe Ferguson, Boniface dhe Gyokeres për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat