Kundër Partizanit

Futboll

Kundër Partizanit

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Kundër Partizanit, Martini nuk do t’i besojë nga fillimi asnjë prej të ardhurve

Ndryshimet e bëra në merkato nuk është e thënë të reflektohen menjëherë në formacion, me rifillimin e kampionatit pas pauzës dimërore. Koha në dispozicion për tu përshtatur me ambjentin e ri është e vogël dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë prishjen e ekuilibrave.

Kështu ka ndodhur edhe te Teuta, me teknikun Edi Martini, që në vigjilje të sfidës me Partizanin nuk do të rreshtojë nga fillimi asnjë nga ardhjet e janarit. Rodrigo Faust, Gjini, Çyrbja dhe Lloci janë gati por mund të futen në fushë vetëm me ndeshjen në vazhdim.

Martini sigurisht që mban shpresa tek ata, për të ndryshuar trendin e vitit 2023 që e ka parë Teutën të jetë e fundit në renditje -4 nga zona e shpëtimit. E megjithatë, për momentin, tekniku i durrsakëve do t’i besojë të njëjtëve lojtarë që mbyllën gjysmën e parë të kampionatit.

Dema mes shtyllave do të ketë prapavijën tashmë të njohur me katërshen Kruja, Jazxhi, Qaqi e Kotobelli. Një mesfushë me katër garanton më tepër ekulibër dhe Martini zgjedh 4-4-2 klasik me Peposhin e Gjinollari në krahë e dyshen Beqja-Daja në qendër.

Fili e Daci, nën presion edhe për ardhjen e lojtarëve të rinj, duhet të nisin të xhirojnë me një marsh më shumë, të paktën si shpreson tekniku. Nga Teuta janë larguar ndërkohë Mario Gjata, Aldo Gjumsi, Alban Cejku, Reild Kurti e Ardit Iljazi, që nuk arritën të gjejnin veten në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat