Mbrojtësi i Cityt: Ajo që bëri Barcelona e Pep Guardiolës, më dukej e pabesueshme

Futboll

Mbrojtësi i Cityt: Ajo që bëri Barcelona e Pep Guardiolës, më dukej e pabesueshme

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:57
Manchester Cityt

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Natan Ake ka dhënë një intervistë për ‘Daily Telegraph’, ku është ndalur tek Pep Guardiola dhe tek Barcelona.

Ai ishte vetëm 14 vjeç kur Barça e Guardiolës fitoi gjashtë tituj në 2009 dhe për këtë holandezi shprehet se:

“Kur shihni skuadra si Barça që fitonin kaq shumë çmime ju duken të pabesueshme.

Të jesh në gjendje ta bësh këtë dhe të mund të thuash që edhe ti e ke bërë…

Nuk është e lehtë ta arrish atë.

Nuk e di si e bën këtë.

Ju do të mendonit se ai mund të relaksohej për shkak të të gjitha gjërave që ka fituar, por ai thjesht nuk do ta lejojë atë. Ai dëshiron gjithnjë e më shumë dhe sigurisht, nëse keni dikë përpara jush me atë mentalitet, atëherë edhe ekipi infektohet,” shprehet Ake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat