Vllaznia dhe ish-i i Erzenit në “luftë” për prishjen e kontratës

Futboll

Vllaznia dhe ish-i i Erzenit në “luftë” për prishjen e kontratës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:42
Asani

Xhelil Asani mund të jetë i larguari i radhës nga Vllaznia. Mbrojtësi i majtë nuk është fare në planet e drejtuesve shkodranë dhe në këto kushte gjatë kësaj periudhe mund të ketë një largim.

Klubi në fakt kërkon që palët të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, por Asani duket se është i vendosur për të qëndruar në Shkodër dhe për të respektuar deri në fund kontratën mes tyre.

Siç duket tashmë mes palëve ka nisur një “luftë” e ftohtë dhe Asani kthehet në një “çështje”.

Ish-i i Erzenit në merkaton e verës ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me kuqeblutë, teksa  dukshëm jashtë planeve të Vllaznisë, Qatip Osmani nuk e grumbulloi as për minifazën përgatitore që zhvilluan në Ulqin.

Ditët e ardhshme pritet të jenë shumë të “zhurmshme’, teksa pritet me interes se si do të zgjidhet kjo sitatë e krijuar mes klubit dhe lojtarit.

Ndërkohë kujtojmë se mbrojtësi ka luajtur këtë sezon vetëm 3 ndeshje, ku dy prej tyre e ka nisur si titullarë. Pjesën më të madhe të sezonit ka qenë i dëmtuar duke ndikuar drejtpërdrejt në formën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat