Bonucci prezantohet te Fenerbahce

Futboll

Bonucci prezantohet te Fenerbahce

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:33
Pamje nga prezantimi

Sot kane ardhur deklaratat e para të Leonardo Bonuccit si lojtar i Fenerbahces.

Mbrojtësi italian foli për televizionin zyrtar të klubit turk: ​​“Falënderoj të gjithë, jam shumë i lumtur që jam këtu.

Gjithashtu jam mirënjohës për pritjen që më është bërë; ndjesitë e para janë gjithmonë shumë të rëndësishme dhe ndihem mirë, një mijë faleminderit të gjithëve, kam marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale.”

Atmosfera në ndeshjen kundër Konyaspor: “Ishte e pabesueshme. Tifozët tanë na mbështetën mrekullisht. Nëse duam të fitojmë të gjithë trofetë, ata do të jenë të rëndësishëm. Do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku.”

Eksperiencë në shërbim të skuadrës: “Para se të vija këtu fola me Merih Demiral, Edin Dzeko dhe Dushan Tadiq.

Ajo që ata thanë ishte shumë e rëndësishme për mua. Ata më thanë se çfarë duhet të bëja me këtë fanellë të rëndësishme.

Unë sjell përvojën time këtu, erdha të luftoj me shokët e skuadrës.

Jam në periudhën e fundit të karrierës sime dhe dua ta përfundoj duke fituar disa trofe. Sigurisht që duhet të mësoj turqisht sa më shpejt. Merih tha: “Ti më mësove italishten kur isha te Juventus, tani do të mësoj turqisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat