Asani drejt transferimit te Celta Vigo

Futboll

Asani drejt transferimit te Celta Vigo

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:56
Asani

Jasir Asani pritet që të vazhdojë karrierën në La Liga, konkretisht te Celta Vigo.

Mediumi maqedonas “ekipa.mk” ka raportuar se klubi spanjoll ka rikthyer interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.

Celta Vigo kishte shprehur interesim për shërbimet e Asanit në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa tani po synon të përforcohet me të gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

28-vjeçari është pjesë e klubit nga Koreja e Jugut, Gwangju, nga janari i vitit të kaluar. Ai ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit.

Sipas “Transfermarkt”, shkupjani në tregun e transferimeve vlerësohet me 1.20 milionë euro.

Jasir Asani karrierën e ka nisur te Vardari, teksa ka luajtur edhe për Shkupin, Pobeda, Partizani, AIK e Kisvarda.

Përveç me Gwangjun, sulmuesi shqiptar shfaqi formë fantastike me Shqipërinë gjatë ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, duke qenë ndër më meritorët që “Kuqezinjtë” e siguruan kualifikimin në Evropianin e këtij viti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat