Zambrotta: Juventusi nuk vdes kurrë

Futboll

Zambrotta: Juventusi nuk vdes kurrë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:18
Zambrotta

Ish-lojtari bardhezi, kampion bote i Italisë në vitin 2006, Gianluca Zambrotta foli kështu për ekipin e Allegrit dhe garën e kampionatit: “Juventusi nuk vdes kurrë, këtë e kupton kur luan atje.

E percepton menjëherë mentalitetin fitues, është pjesë e ADN-së së klubit.

Sezonin e kaluar problemet vinin nga jashtë, por në fushë ata dolën mjaft mirë.

Edhe këtë sezon, pa Kupat e Evropës, janë në garë për titullin dhe Kupën e Italisë.

Çfarë më bën më shumë përshtypje te klubi bardhezi? Guximi që po tregon në lançimin e lojtarëve të rinj. Allegri me ardhjen e Giuntoli dhe Manna, të cilët i vlerësova kur punuam së bashku te Chiasso, po fokusohet edhe më shumë te talentet e ekipit të dytë. Mendoj këtu për Mirettin, Iling, Yildiz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat