Xhaka me Bayer Leverkusenin fitojnë edhe në Augsburg 

Futboll

Xhaka me Bayer Leverkusenin fitojnë edhe në Augsburg 

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2024 Në ora: 17:29
Bayer feston

Bayer Leverkusen vazhdon të mbetet i pamposhtur edhe pas javës së 17-të në Bundesliga I.

Futbollisti Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun pësuan humbje si vendas (0:1) nga Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës. 

Xhaka e Rexhbeçaj u paraqitën si zakonisht nga minuta e parë. 

Në minutën e 90+4,Palacios shënoi për fitoren e Leverkusenit. 

Bayer kryeson me 45 pikë dhe ka 4 pikë e një ndeshje më shumë se Bayern Munihu në vend të dytë. 

Augsburg renditet në pozitën e 11-t me 18 sosh. 

Bayer ka 14 fitore e 3 barazime, nuk njeh humbje për 17 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat