Partizani ringjallet ndaj Teutës

Futboll

Partizani ringjallet ndaj Teutës

Më: 13 janar 2024 Në ora: 21:37
Partizani

Orges Shehi ka debutuar me fitore si trajneri i Partizanit në Superiore, teksa skuadra e tij ka mundur me shifrat minimale 1-0 ndaj Teutës.

Të kuqtë nuk fitonin prej 7 ndeshjesh radhazi në kampionat por kjo seri është thyer sot përballë Teutës që mban vendin e fundit në renditjen e Superiores, edhe pse nuk ishte aspak e thjeshtë që të mposhtnin durrsakët.

Penalltia e Carës i dha avantazhin e merituar Partizanit në pjesën e parë ku kërkoi më shumë golin.

Por në të dytën ishte Teuta që krijoi e rrezikoi më shumë, duke goditur edhe shtyllën e duke shpërdoruar disa mundësi të mira për të shënuar deri në sekondat e fundit.

Megjithatë, në fund ishte Partizani që festoi për tre pikët në fitoren 1-0 që e ndihmon të konsolidojë vendin e dytë në renditje dhe të mos lejojë Egnatian që të shkëputet edhe më shumë e vetme në kryesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat