Milik, mesazh Alegrit: Nuk jam sulmues rezervë

Futboll

Milik, mesazh Alegrit: Nuk jam sulmues rezervë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:57
Milik

Arkadiuzh Milik është rikthyer më i fortë se kurrë pas dëmtimit që kaloi dhe pa dyshim që tripleta në Kupën e Italisë, e cila e dërgoi Juventusin në gjysmëfinale e konfirmoi këtë.

Madje, tani polaku kërkon edhe më shumë hapësirë në kampionat, një mesazh të cilin e thotë me zë dhe me figurë, pak orë pasi u shpall njeriu i ndeshjes me Frozinonen:

“Edhe sulmuesit rezervë në formë?

Nuk jam një rezervë! Këtë të keni të sigurt! Unë jam një sulmues i Juventusit dhe jam këtu që të jap kontributin tim sa herë që kërkohet, por sigurisht që pretendoj edhe më shumë hapësirë, duke qenë se jam në një moment forme shumë të mirë.

Kupa e Italisë sigurisht që është tepër e rëndësishme për ne dhe jam i lumtur për tripletën. Por unë pretendoj edhe më shumë sesa kaq”, tha Milik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat